17.11.2017

Këto ditë u botua nga shtëpia botuese “OMSCA-1” libri “Antologji e poezisë kuvajtiane”, e përkthyer nga Kujtim Morina, ish ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt, poet dhe përkthyes. Kjo antologji është përgatitur nga dr. Haifa Al Sanousi, shkrimtare dhe psikio-terapiste, aktualisht pedagoge në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Kuvajtit dhe është botuar fillimisht nga Qendra për Kërkime dhe Studime e Kuvajtit. Antologjia në shqip është botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Janë përfshirë kryesisht poetë kuvajtjanë të shekullit 20 dhe emra të njohur të kësaj poezie si Fahad Al Askar, Ahmed Al Saqqaf, Ahmed Al Advani, Suad Al Sabah, Abdullah Al Otaibi, Abdulaziz Al Babtain, etj.

Botimi “Antologji e poezisë kuvajtiane”, ndihmon për një njohje të konsiderueshme të krijimtarisë së poetëve kuvajtianë. Këtu përfshihen poezi që pasqyrojnë realitetin që sundoi në Kuvajt gjatë viteve të paqes e të luftës. Ato janë dëshmi dhe produkt i kohës së tyre dhe shërbejnë si një pasqyrim i ideve individuale dhe kolektive dhe provojnë që fama e Kuvajtit nuk bazohet vetëm tek nafta. Ajo është tek mendimi, arti, letërsia dhe karakteristikat e tjera të qytetërimit bashkëkohor arabik.

 

Titulli: Antologjia e poezisë kuvajtiane

Botues: OMSCA-1

Përkthyes: Kujtim Morina

Faqe: 256

Çmimi: 700 lekë

Informacionin mund ta gjeni edhe në linkun: http://www.oranews.tv/article/vjen-ne-shqip-antologjia-e-poeteve-kuvajtiane-te-shekullit-20